Hyrje
Natyra po përkeqësohet globalisht dhe biodiversiteti po bie më shpejt se në çdo kohë në historinë njerëzore. Ka prova në rritje se kjo paraqet rreziqe për bizneset, ofruesit e kapitalit, sistemet financiare dhe ekonomitë, dhe se këto rreziqe janë në rritje në ashpërsi dhe frekuencë. Shoqëria, ekonomitë dhe sistemet tona financiare janë të ngulitura në natyrë, jo indiferente ndaj saj.
Megjithatë, pavarësisht rreziqeve dhe mundësive, shumica e kompanive dhe ofruesve të kapitalit mbeten të papërgatitur. Raportimi në lidhje me natyrën në realitet është sfidues, por i realizueshëm, duke u mbështetur në punën e bërë deri tashmë në përgjigje të rreziqeve të lidhura me klimën.
Rekomandimet dhe udhëzimet shtesë të TNFD, të botuara në shtator 2023, i mundësojnë biznesit të integrojë natyrën në vendimmarrje, që përfundimisht të kontribuojë në një zhvendosje të financave globale drejt rezultateve pozitive për natyrën dhe qëllimeve të Kornizës Globale të Biodiversitetit Kunming-Montreal.
Aftësitë që do të fitoni
Rreth kursit
Ky kurs është një hyrje në themelet e natyrës, biznesit dhe financave. Ai përfshin kuptimin e varësive, ndikimeve, rreziqeve dhe mundësive të lidhura me natyrën, si dhe një përmbledhje të elementeve kryesore të rekomandimeve dhe udhëzimeve shtesë të TNFD.
Audienca e synuar e këtij kursi janë ata që janë të rinj për të kuptuar rëndësinë ekonomike dhe financiare të natyrës. Në veçanti, ai u drejtohet vendimmarrësve ekonomikë dhe financiarë të sektorit privat dhe publik, të cilët dëshirojnë të përmirësojnë njohuritë e tyre për këtë temë.
Çfarë do të mësoni
- Rëndësinë financiare dhe ekonomike të natyrës.
- Varësitë, ndikimet, rreziqet dhe mundësitë që lidhen me natyrën.
- Rekomandimet dhe udhëzimet shtesë të TNFD.
- Kornizën e gjerë të raportimit të korporatës lidhur me qëndrueshmërinë.
- Lidhjen klimë-natyrë.
- Rëndësinë e raportimit të integruar mbi natyrën dhe klimën.
- Rëndësinë financiare dhe ekonomike të natyrës.
- Varësitë, ndikimet, rreziqet dhe mundësitë që lidhen me natyrën.
- Rekomandimet dhe udhëzimet shtesë të TNFD.
- Kornizën e gjerë të raportimit të korporatës lidhur me qëndrueshmërinë.
- Lidhjen klimë-natyrë.
- Rëndësinë e raportimit të integruar mbi natyrën dhe klimën.
Kërkesat për përfundimin e kursit
- Të gjitha mësimet online
- Anketën e kursit
- Të gjitha kuizet me një rezultat 60% ose më të lartë
- Të gjitha mësimet online
- Të gjitha kuizet me një rezultat 60% ose më të lartë
- Anketën e kursit
Modulet e kursit
Mirë se vini në Trajnim 1 activity
Forumi i diskutimit 1 activity
Moduli 1: Rëndësia ekonomike dhe financiare e natyrës 1 activity, 1 quiz
Moduli 2: Hyrje në risqet dhe mundësitë që lidhen me natyrën 1 activity, 1 quiz
Moduli 3: Pamje e përgjithshm 1 activity, 1 quiz
FAQs
1. Në sa gjuhë ofrohet kursi?
Kursi ofrohet në anglisht dhe shqip. Versionet në frëngjisht dhe spanjisht do të jenë të disponueshme së shpejti.
2. A më nevojiten kualifikime për t’u regjistruar në këtë kurs?
Jo. Kursi është i hapur për të gjithë dhe u drejtohet profesionistëve të administratës publike dhe politikëbërjes që kanë njohuri fillestare mbi rreziqet dhe mundësitë që lidhen me natyrën.
3. Cilat janë kërkesat teknike për t’u regjistruar në këtë kurs?
Pjesëmarrësit duhet të kenë qasje në internet, qoftë edhe periodikisht, për të hyrë në materialet e kursit dhe për të përmbushur kërkesat e tij.
4. Cilat janë kërkesat për të marrë certifikatën e përfundimit të kursit?
Për të marrë certifikatën e përfundimit të kursit, pjesëmarrësit duhet të përfundojnë të gjitha mësimet në internet, të kalojnë 3 kuize dhe të plotësojnë anketën pas përfundimit të kursit. Këto janë të VETMET kërkesa për të marrë certifikatën.
5. A ka kërkesa të veçanta të sistemit për të hyrë në përmbajtjen e kursit?
Jo, nuk ka kërkesa të veçanta të sistemit për të parë përmbajtjen e këtij kursi. Megjithatë, rekomandojmë përdorimin e Google Chrome për një përvojë sa më të mirë.
6. Si mund ta marr certifikatën pasi të përfundoj kursin?
Pasi të përmbushni kërkesat e kursit, certifikata e përfundimit do të gjenerohet automatikisht dhe do të jetë e disponueshme për shkarkim në formatin PDF drejtpërdrejt nga faqja kryesore e kursit. Për ta shkarkuar, klikoni butonin “Shkarko certifikatën time” mbi seksionin e përmbajtjes së kursit në faqen kryesore.
7. Si mund të kontaktoj organizatorët e kursit?
Për çdo pyetje rreth kursit, ju lutemi kontaktoni ekipin e kursit në adresën info@learningfornature.org.